Hillari Klinton ka kërkuar falje për faktin se ka shfrytëzuar adresën e saj private të i-mejllit, gjatë kohës sa ka qenë sekretare amerikane e shtetit, duke shtuar se ka gabuar.
Gjatë një paraqitje në televizioni Ej-Bi-Si, Klinton tha se merr përsipër përgjegjësinë e plotë dhe se shpreh keqardhje për atë që ka bërë.
Klinton, e cila konsiderohet si kandidatja më serioze e demokratëve për të siguruar emërimin partiak për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, qartësoi se të gjithë ata më të cilët ka shkëmbyer i-mejlla, përfshirë këtu edhe zyrtarët në Shtëpinë e Bardhë dhe në Stejt Department, e kanë ditur se ajo për korrespondenca përdor i-mejllin e saj privat.
Vetëm një ditë më herët, në intervistën dhënë agjencisë Asoshiejted Pres, Klinton tha se nuk sheh arsye që të kërkoj falje për përdorimin e i-mejllit të saj privat gjatë kohës sa ishte në funksion, duke shtuar se nuk ka bërë asgjë të gabuar./21Media
