Klinton: Bajdeni është njeriu i duhur për këtë kohë

TË FUNDIT

Ish sekretarja amerikane e shtetit dhe kandidate për president nga Partia Demokratike në vitin 2016, Hillari Klinton ka vlerësuar se Xho Bajden “është krijuar për këtë moment të historisë”.

“Mendoj se ky moment dhe Bajdeni janë krijuar njëri për tjetrin. Ndjehem e lehtësuar dhe mirënjohëse që ishim në gjendje të marrim pjesë në transferimin e pushtetit politik në mënyrë paqësore. Kjo është shumë me rëndësi, pasi vetëm para dy javësh në Kapitoll Hill kishte grabitës dhe terroristë të cilët u përpoqën ta ndalojnë demokracinë. Sot zemra ime është në vend”, ka thënë Klinton, transmeton CNN.