Një shtëpi banimi është përfshirë dje nga zjarri në fshatin Klinafc të Klinës, ku si pasojë pas shuarjes së zjarrit është vërejtur trupi i pa jetë i karbonizuar i një personi i cili ishte i moshës 91 vjeçare.
Njësite policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, më pas edhe njësite zjarrfikësish, njësia e hetuesisë, krimteknikët dhe ekipi mjekësor me autoambulancë.
Lidhur me ketë është njoftuar edhe prokurori i shtetit, njësitë tjera relevante të hetimeve rajonale dhe eksperti i zjarreve.
“Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, me vendim të prokurorit rreth orës 18:00 trupi i pa jetë i viktimës femër shtetase e Kosovës (ashkali), Sh.V. (vjeç rreth 91 ) është bartur nga Departamenti i mjekësisë ligjore për obduksionnë Prishtinë. Hetuesit rajonal në bashkëpunim edhe me prokurorin janë duke zhvilluar hetimet për të mësuar të gjitha rrethanat rreth këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
