Në hyrje të Gjykatës Speciale, djali i Kadri Veselit, Klestori, nuk pranoi të jepte deklaratë për mediat, por siç tha, do të prononcohet pas vendimit i cili pritet të merret rreth orës 12:00. Klestori falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen, ndërkohë që numër i madh i tyre u panë edhe në Hagë si dhe në sheshin kryesor të Prishtinës por edhe qyteteve të tjera.
