Klekovski apelon për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, mbulimi me vaksinën “MRP” në vend është vetëm 62%

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, u bëri thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, pas rritjes së numrit të rasteve në Kosovë dhe Bullgari. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, mbulimi me vaksinën MRP në vend është vetëm 62 për qind, shumë larg 95 përqindëshit të nevojshëm për imunitet kolektiv. Autoritetet thonë se aktualisht nuk ka epidemi të fruthit në Maqedoninë e Veriut, por po përgatiten masa për rritjen e vaksinimit dhe parandalimin e një epidemie të mundshme. Nga Instituti sigurojnë se ka mjaftueshëm vaksina.