Klajn: Bajdeni do të emërojë koordinator për Kovid-19

TË FUNDIT

Shefi i Kabinetit të Xho Bajdenit, Ron Klajn tha se presidenti i ri amerikan do të emërojë koordinator për Kovid-19 i cili do të udhëheqë me ekipin e administratës së re për përballje me koronavirusin.

Ai për Em-Es-En-Bi-Si deklaroi se koordinatori do të ketë qasje të drejtpërdrejtë deri te presidenti dhe çdo ditë do ta informojë për gjendjen.

“Gjithashtu, do të formohet ekip për koordinim të shpërndarjes së vaksinave, zgjidhjen e problemeve në zinxhirin për furnizim dhe përmirësim të qasjes deri te testimi”, tha Klajni.