Array

Kisha në Dhërmi, MPJ reagon ndaj deklaratës së Greqisë: Përbën ndërhyrje në punët e brendshme

Must Read

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo...
- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Kisha në Dhërmi, MPJ reagon ndaj deklaratës së Greqisë: Përbën ndërhyrje në punët e brendshme

- Advertisement -

Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi.

Në një prononcim për mediat, zëdhënësi i MPJ-së Glevin Dervishi, duke shprehur habinë dhe shqetësimin ndaj këtij reagimi të nxituar, tha se “Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij. Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private , në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon”.

- Advertisement -

Ai nënvizon se “në Republikën e Shqipërisë, marrëdhënia midis institucioneve të shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare janë tepër të shëndosha dhe mishërojnë frymën e bashkëjetesës unikale mes besimeve të këtij vendi. Komiteti Shtetëror i Kulteve siguron në këtë kuadër dialogun e privilegjuar që, si çdo bashkësi tjetër, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka përfaqësuesit dhe zëdhënësit e saj përkatës në territorin shqiptar, gëzon me pushtetet publike. Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën e saj të vyer me Greqinë në ketë drejtim.

Konstatojmë se qëndrimi i djeshëm i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe ek sesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane”.

- Advertisement -

Ky qëndrim, sipas zëdhënësit Dervishi është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias. Ai është larg çdo parimi dhe praktike ndërkombëtare që orientojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve sovrane si dhe normave dhe frymës së bashkëpunimit evropian dhe fqinjësisë së mirë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke”, përfundoi deklaratën për mediatit zëdhënësi i MPJ-së shqiptare./ATSH/

- Advertisement -

Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

https://youtu.be/bpuDiX-k1bM Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare...

Ministri me premtime të njëjta, “Programi për ambient jetësor i mirë vetëm në letër”

https://youtu.be/2m6zRZ0jE5w Për ndotjen, shpëtimin e ambientit jetësor dhe ekologjinë e cila çdo ditë e më shumë është...

Konfirmohen dënimet me burg për “Tankun”, Jankullovska do të shkojë në burg, Gruevski mbetet në Budapest

https://youtu.be/1gIbSTVFia4 Refuzohen ankesat e tre të dënuarve për blerjen e Mercedesit luksoz prej 600 mijë eurove –...

“Stop Rusino” kërkon mbylljen e deponisë, Nuredini: Edhe për disa vite Rusino e hapur!

https://youtu.be/RCGqvEZnlp8 Deponia Rusino vazhdon të jetë e bllokuar  nga aktivistet e lëvizjes “Stop Rusino” Kërkojnë që kjo...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -