Kinë, starton ndërtimi i parkut të inovacionit “Starbucks”

TË FUNDIT

Ndërtimi i Parkut të Inovacionit të Kafesë “Starbucks” në Kinë startoi zyrtarisht të hënën në qytetin Kunshan në provincën lindore kineze të Jiangsu, njoftoi “Xinhua”.

Parku i inovacionit ndodhet në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik të Kunshan, me një sipërfaqe totale prej 80.000 metrash katrorë.

Projekti i parkut të inovacionit u nënshkrua në mars, duke u bërë i pari industrial në të cilin 500 kompanitë më të mira amerikane në Kinë kanë investuar këtë vit.