Kinë: Shpërblim për secilin që do të lajmërojë qytetarë i cili nuk është testuar nga koronavirusi

TË FUNDIT

Qyteti kinez Nangong ka ofruar shpërblim prej 500 juanë (77 dollarë) për secilin që do të lajmërojë qytetarë i cili nuk është testuar nga koronavirusi.

Autoritetet lokale kanë dhënë ofertë të tillë pasi miliona njerëz në qytet dhe provincën përreth Hebei janë testuar në kuadër të përpjekjeve që të vihet në kontroll paraqitja e epidemisë së Kovid-19.

Kina një kohë të gjatë e kontrollon transmetimin lokal të virusit me vënien e masave që shumëkush i cilëson si ekstreme dhe të imponuara si për shembull “llokdaun” në mbarë qytete, ndjekje elektronike të lëvizjes së njerëzve dhe ndalesë të udhëtimeve të brendshme.