Porti i tregtisë së lirë në provincën ishullore Hainan, në Kinën jugore, nisi rrugën e parë ndërkontinentale që lidhet me Australinë dhe vendet e tjera të Azi-Paqësorit.
Në Zonën e Zhvillimit Ekonomik Yangpu në Hainan, sipas autoriteteve, rruga Yangpu – Paqësor i Jugut – Australi do të lidhë portet në Kinë, Filipine, Papua Guineja e Re dhe Australi. Aktualisht, operojnë në itinerar dy anije me gjithsej 1740 kontejnerë, shkruan “Xinhua”.
Autoritetet kineze më 1 qershor botuan një masterplan për portin e tregtisë së lirë në Hainan, me qëllim për ta bërë provincën jugore të Kinës një port të nivelit të lartë të tregtisë së lirë më me ndikim nga mesi i shekullit.
