Kinë: Dëbohen nga puna funksionarë shëndetësor për shkak përforcimit të epidemisë

TË FUNDIT

Një menaxher spitali dhe drejtori i një komisioni shëndetësor në qytetin port lindor të Kinës, Çingdao, janë shkarkuar nga puna për shkak të shfaqjes së një vatër të re lokale të epidemisë së koronavirusit.

Një kumtesë të shkurtër nga autoritetet e qytetit thuhet se drejtori i Komisionit Shëndetësor, Sui Xhenhua dhe Deng Kai, drejtori i Spitalit të Kirurgjisë Torakale, ku ishin raportuar raste të infeksionit, janë nën hetim.

Autoritetet në Çingdao kanë urdhëruar testimin e të gjithë nëntë milion njerëzve pasi konfirmuan se gjithsej 12 persona ishin infektuar – gjashtë me simptoma dhe gjashtë pa simptoma.

Dje u njoftua se tetë milion teste u kryen për vetëm disa ditë. Mes pesë milionë rezultateve të marra ndërkohë, askush nuk është i infektuar.

Çingdao është port i madh tregtar dhe qendër industriale e njohur për elektronikën dhe fabrikën e birrës me të njëjtin emër, më e famshme në Kinë, dhe është shtëpia e Flotës Veriore të marinës.