Kinë, “China EximBank”, 366 miliardë dollarë kredi për importin

TË FUNDIT

Banka Eksport-Importit e Kinës (China EximBank) ka lëshuar më shumë se 2.400 miliardë juanë (rreth 366.5 miliardë dollarë) linja kredie për importin qëkur ka nisur aktivitetin në vitin 2006.

Në fund të shtatorit, instituti kinez ka menaxhuar mbi 1200 projekte kredie për importin, me hua për mbi 600 miliardë juanë, shkruan “Xinhua”.

Në një përpjekje për të mbështetur edicionin e tretë të China International Import Expo (CIIE), banka ka ngritur një linjë kredie prej 350 miliardë juanë për të ndihmuar kompanitë kineze të gjejnë partnerë të rinj importi, veçanërisht në nismën kienze “Një brez një rrugë”.

“China Eximbank” është një institucion krediti i financuar publikisht dhe në pronësi të shtetit i krijuar për të mbështetur tregtinë e jashtme, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar të Kinës.