Kinë – Argjentinë, bashkëpunim i thelluar në të gjitha fushat

TË FUNDIT

Bashkëpunimi kino- argjentinas është zgjeruar e thelluar në të gjitha fushat .Zgjerimi i këtij bashkëpunimi në fushën ekonomike, monetare , por edhe aro të kulturës u nënvizuan gjatë një aktviteti ku Ambasada e Argjentinës në Kinë organizoi “Ngjarja e shkëmbimit të arritjeve të bashkëpunimeve kulturore kino-argjentinase”. Gjatë aktivitetit, qeveria argjentinase i dha Shen Haixiong-ut, kryetar i Grupit Mediatik të Kinës (CMG), Medaljen “Çmimi i arritjeve të shquara për shkëmbimet dhe bashkëpunimet kulturore ndërkombëtare”.

Presidenti argjentinas Alberto Fernández mbajti një videofjalim, ku theksoi se populli kinez i zgjati dorën e ndihmës Argjentinës kur ajo ishte në vështirësi, ndërsa vazhdon të konsolidojë dhe thellojë miqësinë mes dy vendeve. Sipas tij, Argjentina e vlerëson shumë këtë fakt. Për çështjen e ruajtjes së sovranitetit, qëndrojmë së bashku me Kinën, nxitim multipolaritetin botëror dhe diversifikimin e sistemit monetar ndërkombëtar, duke punuar së bashku për t’u përballuar me sfidat e sotme.

Ministri argjentinas i Kulturës u shpreh në një videofjalim se Grupi Mediatik i Kinës (CMG) është një media e rëndësishme për prezantimin e kulturës së Argjentinës. Ai e falënderoi CMG-në edhe për opinionet pozitive për çështjen e sovranitetit të Ishujve Malvine.

Kryetari i CMG-së Shen Haixiong tha gjatë fjalës së tij se populli kinez dhe ai argjentinas ecin përpara krah për krah, përcjellin miqësinë tradicionale brez pas brezi dhe forcojnë bashkëpunimin me kalimin e kohës. Nxitja e vazhdueshme e zhvillimit afatgjatë mes dy vendeve është bërë konsunsusi i përgjishëm i dy shoqërive tona. CMG-ja do të zbatojë “Tre iniciativat kryesore globale “ duke krijuar mekanizma bashkëpunimi afatgjatë me shumë prej mediave kryesore dhe institucioneve private në Argjentinë.