Kinë, 60% e autobusëve janë elektrikë

TË FUNDIT

60 për qind e autobusëve në qarkullim në Kinë janë zëvendësuar me mjete elektrike, një rritje krahasuar me 20 për qind të regjistruar në vitin 2015, falë orientimit drejt burimeve të pastra të energjisë, tregu më i madh në botë për automjete ekologjike, një sektor që mban rritje solide.

Të dhënat u bënë të ditura nga një raport i publikuar nga Ministria Kineze e Ekologjisë dhe Mjedisit.

Përpjekjet e bëra në Kinë u theksuan në kontekstin e një rishikimi të sistemit të transportit me metoda më miqësore me mjedisin gjatë Planit të 13-të Pesëvjeçar (2016-2020), i cili përfshinte miratimin e automjeteve të reja me motor nga burimet e pastra të energjisë dhe heqja dalëngadalë nga përdorimi i mjeteve me karburant.