Kina thotë se do t’i vazhdojë stërvitjet ushtarake pranë Tajvanit

TË FUNDIT

Kina tha sot se do t’i vazhdojë stërvitjet e saj ushtarake pranë Tajvanit, transmeton Anadolu.

Njoftimi i fundit tregon se Kina ka zgjatur datën e stërvitjeve të saj ushtarake në shkallë të gjerë që filluan më 4 gusht dhe ishin planifikuar të përfundonin këtë të diele.

Në një deklaratë, Komanda e Zonës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) tha se do të “vazhdojë stërvitjet në ujërat pranë ishullit të Tajvanit, duke u fokusuar në sulmet anti-nëndetëse dhe ajër-anije”, raportoi e përditshmja kineze Global Times.

Stërvitjet ushtarake u mbajtën nga Kina në përgjigje të vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan, përkundër paralajmërimeve nga Pekini, i cili e sheh ishullin e vetëqeverisur si “provincën e tij të shkëputur”.

Ushtria kineze lëshoi ​​gjithashtu raketa balistike rreth Tajvanit, disa prej të cilave ranë në ujërat që Japonia pretendonte se ishin zona e saj ekskluzive ekonomike.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit gjithashtu pritet të mbajë një konferencë shtypi sot.