Kina thellon bashkëpunimin strategjik me Rusinë

TË FUNDIT

Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji sot në Pekin, deklaroi se Kina do të vazhdojë ta thellojë bashkëpunimin strategjik me Rusinë.

“Kina dhe Rusia do ta mbajnë fokusin e tyre strategjik dhe do të vazhdojnë ta thellojnë partneritetin gjithëpërfshirës kinezo-rus për një epokë të re”, theksoi Vang në konferencën për shtyp.

Ai gjithashtu, theksoi se Kina dëshiron të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në nxitjen e  bisedimeve ruso-ukrainase.