Kina: Tajvani ëahtë vija e kuqe që nuk mund të kalohet

TË FUNDIT

Tajvani është i Kinës dhe i popullit kinez dhe Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (UÇP) do të mbrojë me vendosmëri sovranitetin e integritetin territorial të vendit -theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Tan Kefei në një konferencë për shtypin.

Bashkatdhetarët në të dy anët e ngushticës kanë rrënjë të përbashkëta. Ne dëshirojmë të krijojmë një hapësirë të madhe për bashkimin paqësor, por nuk do të lejojmë asnjë hapësirë për veprimtaritë separatiste të forcave të ‘pavarësisë së Tajvanit’. Është e arsyeshme që UÇP-ja të zhvillojë veprimet ushtarake përkatëse përballë ndërhyrjeve të jashtme dhe veprimtarive separatiste,” tha zëdhënësi.

Tan theksoi se çështja e Tajvanit është punë e brendshme e Kinës, thelbi i interesave themelore të Kinës, si dhe vija e kuqe e parë në marrëdhëniet dypalëshe që nuk mund të kalohet. Pala kineze kundërshton komunikimet zyrtare dhe ndërveprimin ushtarak të çdo forme ndërmjet ShBA-së e Tajvanit dhe kundërshton çdo formë të ngritjes së nivelit të marrëdhënieve thelbësore ndërmjet tyre.

error: Content is protected !!