Kina ndërton teleskopin më të madh në botë

TË FUNDIT

Shkencëtarët kinezë po punojnë për të ngritur teleskopin më të madh përthyes në botë në Rajonin Autonom të Tibetit për vëzhgimin e yjeve dhe planetëve.

Ndërtimi për teleskopin optik, me një hapje 1 metër, tashmë ka filluar në kryeqendrën rajonale të Lhasa, -tha Wang Junjie, zëvendësdrejtor i departamentit rajonal të shkencës dhe teknologjisë, raporton “Xinhua”.

Me qiellin e pastër, Tibeti thuhet se është një nga vendet më të mira në botë për të vëzhguar trupat qiellorë.

Teleskopi refraktues është një instrument që përdor një kombinim të lenteve për të prodhuar imazhe të objekteve të largëta në hapësirë që nuk do të ishin të dukshme me syrin e njeriut.

Shkencëtarët do ta përdorin për monitorimin e asteroideve pranë Tokës, shtoi Wang.

I udhëhequr nga Observatorët Kombëtarë Astronomikë nën Akademinë Kineze të Shkencave, projekti i teleskopit gjithashtu përfshin popullarizimin e shkencës astronomike. Shkencëtarët mund të përdorin internetin për të shfaqur imazhe, video dhe karakteristika interaktive nga perspektiva unike e teleskopit të madh.