Kina do të vendosë masa të reja për të inkurajuar konsumin e produkteve në sektorët kryesorë dhe për të shfrytëzuar potencialin e konsumit rural, thuhet në kumtesën e Këshillit shtetëror.
Siç njoftoi grupi mediatk kinez (CMG) do të sigurohet mbështetje e madhe për rritjen e të a.q. Internet plus turizëm, me qëllim që më mirë të kënaqet konsumi i njerëzve kur bëhet fjalë për konsumin, u vendos në takimin e Këshillit të shtetit me të cilin kryeson kryeministri kinez Li Keçijang.
Të dhënat e Ministrisë së Tregtisë tregojnë se në vitin 2019, shitjet me pakicë të makinave, pajisjeve shtëpiake, mobiljeve, materialeve të ndërtimit dhe hotelierisë përbënin rreth 25 përqind të shitjeve totale me pakicë në Kinë dhe shitjet me pakicë të këtyre produkteve në zonat rurale përbënin 14.7 përqind.
Në tetor, shitjet totale me pakicë u rritën për 4.3 përqind në nivel vjetor, duke regjistruar rritje pozitive për tre muaj rresht.
Autoritetet lokale inkurajohen të ndërmarrin hapa për të shpejtuar prokurimin e makinave dhe për të rritur kuotat e targave. Vendimet e Këshillit të Shtetit shprehen se ofruesit e shërbimeve hotelierike inkurajohen të bëjnë menytë dhe shërbimet e tyre më të larmishme dhe të azhurnuara, por edhe të rrisin standardin e shërbimeve.
Rritja e nivelit të konsumit në zona dhe qytete do të shërbejë si një fortesë e fortë për të inkurajuar konsumin rural. Më shumë punë do të bëhet në ndërtimin e objekteve afariste dhe tregtare në rrethe dhe komuna të ndryshme kineze, si dhe pika logjistike në fshatra, sipas udhëzimeve të Këshillit të shtetit.
