Kina kundërshton ndërhyrjet në zgjedhjet për  kryeekzekutivin e Hong-Kongut

TË FUNDIT

Kina shprehu kundërshtim të fortë ndaj mbylljes nga ana e kompanisë të mediave sociale “Google” të llogarisë në “YouTube” lidhur me zgjedhjet të John Lee, kandidat për zgjedhjet për kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR).

“Google” ka hequr kanalin e fushatës së kandidatit Lee në platformën e vet të mediave sociale. Lee ka qenë ish-kryesekretar për administratën në qeverinë e HKSAR-it.

Një zëdhënës i qeverisë së HKSAR-it tha se qeveria dhe të gjithë sektorët e shoqërisë së Hong-Kongut kundërshtojnë çdo forme ndërhyrjeje në punët e brendshme të Hong-Kongut, duke përfshirë ndikimin mbi zhvillimin e mbarë të zgjedhjeve për mandatin e gjashtë të kryeekzekutivit të HKSAR-it nëpërmjet cenimit të lirisë së fjalës e të shpërndarjes së informacionit, si dhe të drejtësisë dhe paanshmërisë së internetit.

Zgjedhjet e zakonshme për nënsektorin e Komisionit Zgjedhor dhe zgjedhjet për Këshillin Legjislativ u mbajtën me sukses përkatësisht në shtator dhe dhjetor 2021, dhe qeveria e HKSAR-it, si në të kaluarën, do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar që zgjedhjet për mandatin e gjashtë të kryeekzekutivit të HKSAR-it të zhvillohen me sukses më 8 maj në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të hapur, tha zëdhënësi i qeverisë HKSAR-it.