Kina izolon 21 milionë banorë për shkak të koronavirusit

TË FUNDIT

Çengdu është bërë qyteti i fundit kinez që ka hyrë në izolim, pasi Pekini vazhdon të zbatojë politikën kontroverse të “zero rasteve” me koronavirus.

Rreth 21 milionë njerëz janë detyruar të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Vetëm një person brenda familjes mund të kryejë blerjet e domosdoshme.

Ky qytet ka regjistruar të enjten 157 raste të reja të infektimit me koronavirus, përfshirë 51 raste pa simptoma.

Banorëve u është ndaluar largimi nga qyteti.

MediatMediat shtetërore kanë raportuar se shkollat nuk janë hapur dhe fluturimet në këtë qytet janë anuluar.