Kina hedh poshtë spekulimet e mediave për “punën e detyruar” në Xinjiang

TË FUNDIT

Pekini ka hedhur poshtë spekulimet e përsëritura te disa  medieve perëndimore për “punën e detyruar” në Rajonin Autonom të Xinjiang-Ujgurit.

Në një konferencë shtypi të organizuar të  nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, u  hodhen poshte permes argumenteve pretendimet se banorëve të këtij rajoni u është hequr liria e zgjedhjes së vendit ku duan të punojnë.

“Në fakt, punëtorët e gjitha pakicave kombëtare në Xinjiang e zgjedhin punën e tyre sipas dëshirës”, tha Zullhayat Ismayil, zëdhënësja e Zyrës së Informacionit në qeverinë rajonale të Xinjiang-ut. Ajo shtoi se punëtorët nënshkruajnë kontrata dhe paguhen nga kompanitë mbi bazën e trajtimit të barabartë dhe vullnetit të lirë për të punuar sipas Ligjit të Punës dhe rregulloreve të tjera të Kinës.

Përveç njoftimeve për “punën e detyruar” në Xinjiang, disa medie shpesh përmendin një tjetër togfjashësh, “kampe riedukimi”, të cilat i përshkruajnë si një ferr. Por realiteti është krejt ndryshe.

“Në Xinjiang nuk ka nga të ashtuquajturat ‘kampe riedukimi'”, tha Elijan Anayat, një tjetër zëdhënës i qeverisë rajoanale, sipas të cilit qendrat e trajnimit profesional të krijuara në Xinjiang janë shkolla që synojnë çradikalizimin.Xinjiang eshte nje krahine e cila ka nje situate zhvillimi ekonomik e social te qendrueshem.

 Nga viti 2014 deri në vitin 2019, PBB-ja vjetore e Xinjiang-ut u rrit me një shpejtësi mesatare 7.2 % në vit, duke u ngritur nga 141 miliardë në 208 miliardë dollarë amerikanë.