Kina: Forumi G20 nuk është vendi duhur për diskutime politike

TË FUNDIT

“Forumi i G20 nuk është vendi i duhur për diskutime politike dhe çështje të sigurisë për Ukrainën”, ka thënë Zhao Lijian.

G20 është një forum ndërqeveritar i përbërë nga ekonomitë më të mëdha në botë, dukë përfshirë Rusinë, SHBA-të e Kinën. Ajo do të mbajë samitin e radhës të liderëve në tetor në ishullin indonezian të Balit.

Përveç samitit të liderëve, jatë gjithë këtij viti organizohen ngjarje të veçanta, duke përfshirë grupe pune e takime.

Në shkurt, pushtimi i Rusisë në Ukrainë dominoi bisedimet midis ministrave të financave të G20 në kryeqytetin indonezian të Jakarta-s, me liderët që paralajmëruan pasoja ekonomike./21Media