Kina do vazhdojë të mbështesë zhvillimin e APEK -ut

TË FUNDIT

Ahmeti: E pergëzoj Bujar Osmanin për punën dhe maturinë që ka në kontestin me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani angazhimin më të madh e ka kontestin me Bullgarinë, tha...

Kontesti me Bullgarinë, përgjegjësi ka edhe Ministri i Jashtëm Osmani por edhe kabineti Zaev, thotë Ahmeti

Për kontestin me Bullgarinë përgjegjësi ka edhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani por edhe kabineti...

Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, thotë kreu integrist Ali Ahmeti

"Duhet të jemi në krah të maqedonasve për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë", tha në Click Plus...

Presidenti i Kinës Xi Jinping  në videotakimin e 27-të jozyrtar të liderëve të APEK-ut të mbajtur në fundjave ,nenvizoi se: “Rajoni i Azi-Paqësorit duhet të mbështesë sistemin e tregtisë shumëpalëshe me OBT-në në thelb, të vazhdojë të nxitë integrimin ekonomik të rajonit dhe të krijojë sa më parë zonën e tregtisë së lirë të Azi-Paqësorit. Kina e mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes së Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP) dhe po shqyrton aktivisht pjesëmarrjen në Marrëveshjen e Gjithanshme dhe Progresive të Trans-Paqësorit.


Ai shtjelloi në mënyrë të gjithanshme konceptin e formimit të bashkësisë të përbashkët të Azi-Paqësorit duke theksuar se misioni i rëndësishëm i APEK-ut është hapja e perspektivës për bashkëpunim pas vitit 2020.

Në takim u miratua “Vizioni i Putrajaya-s i APEK-ut 2040”, ku thuhet: “Ne parashikojmë që deri në vitin 2040 do të formohet një bashkësi me fate të përbashkëta e Azi-Paqësorit me hapje, gjallëri, elasticitet dhe paqe”.


Ky vizion i ri do të jetë dokumenti kornizë për bashkëpunimin e APEK-ut në 20 vjetët e ardhshëm. 


Presidenti  kinez vuri në dukje  se duhet të këmbëngulet te rritja inovative, ndërlidhshmëria dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta. Këta tre faktorë janë të rëndësishëm për formimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit. 


Xi u shpreh gjithashtu në mënyrë të vendosur: “Kina do të vazhdojë të mbështetë zhvillimin e APEK-ut, të fokusohet te rajoni i Azi-Paqësorit, të zhvillojë Azi-Paqësorin dhe të sjellë përfitime për Azi-Paqësorin. Kina do të shfaqë qëndrimin e saj, si edhe do të ndërmarrë veprime konkrete, për krijimin bashkërisht të bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit”.


Si rajoni më i fuqishëm dhe më aktiv në rritjen ekonomike të botës, formimi i bashkësisë me fate të përbashkëta të Azi-Paqësorit ka lidhje të ngushtë mbi zhvillimin rajonal, në të mirë të popujve e të së ardhmes së botës.

TË NGJAJSHME