Kina ka hedhur poshtë një raport të inteligjencës perëndimore që tregon se zyrtarët e saj i kërkuan Rusisë, që të shtyjë pushtimin e Ukrainës derisa të përfundonin Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.
Të enjten, Ministria e Jashtme e Kinës e quajti informacionin “krejtësisht të rremë” dhe një përpjekje për të “zhvendosur vëmendjen dhe fajin”, përcjell TV21.
CNN ka raportuar më herët se një burim i njohur me inteligjencën tha se zyrtarët amerikanë e shohin raportin si të besueshëm, por të dhënat e tij janë të hapura për interpretim.
Ekzistenca e raportit u publikua për herë të parë nga New York Times.
