Ministri kinez i Punëve të Jashtme, Vang Ji, mbrëmë kryesoi me takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi situatën në Izrael dhe Gaza, në të cilin theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojë urgjentisht për ta parandaluar përkeqësimin e situatës, informoi sot Grupi kinez i mediave (CMG).
Vang Ji në takimin onlajn të Këshillit të Sigurimit deklaroi se përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Palestinëz ka marrë shumë jetë, përfshirë vdekjet e grave dhe fëmijëve, dhe se situata është jashtëzakonisht kritike dhe e vështirë.
“Si përgjigje e tensioneve aktuale, Kina bën thirrje për armëpushim si përparësi aktuale. Ai i dënon me forcë aktet e dhunës ndaj civilëve dhe përsëri u bën thirrje të dy palëve në konflikt t’i ndërpresin menjëherë aktivitetet ushtarake dhe armiqësore. Izraeli duhet të jetë veçanërisht i përmbajtur,” tha Vang.
Ai theksoi se urgjentisht është e nevojshme edhe ndihmë humanitare.
“Mbështetja ndërkombëtare është një detyrim. Këshilli i Sigurimit duhet të ndërmarrë veprime efektive mbi konfliktin palestinez-izraelit, ta përsërisë mbështetjen e tij të fortë për “zgjidhjen për të dy shtetet” dhe ta qetësojë situatën”, tha Vang.
“I bëjmë thirrje SHBA-së ta marrin përgjegjësinë e duhur, të marrin një qëndrim të drejtë dhe ta mbështesin Këshillin e Sigurimit në kryerjen e detyrës së tij për uljen e tensioneve, rindërtimin e besimit dhe zgjidhjen e situatës,” shtoi Ji, për të cilin “zgjidhja për dy shtetet është zgjidhje përfundimtare.
