Kina aksion ushtarak kundër Tajvanit? Përgjigjet zyrtari amerikan

TË FUNDIT

Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë provë apo sinjal në lidhje me një aktivitet të mundshëm ushtarak të Kinës kundër Tajvanit.

Kështu u shpreh zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby kur u pyet për një vizitë të mundshme në ishull nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi, shkruan Reuters.

“Ne nuk kemi parë asnjë tregues fizik, të prekshëm për ndonjë gjë të pakëndshme në lidhje me Tajvanin,” u tha Kirby gazetarëve. Pelosi ende nuk ka konfirmuar nëse do udhëtojë   në Tajvan.

Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden dhe ai kinez, Xi Jinping zhvilluan për 2 orë një bisedë telefonike, tema kryesore e së cilës ishte Tajvani.

Kina është zotuar se do të aneksojë Tajvanin edhe me forcë, nëse e nevojshme dhe ka dërguar aeroplanë luftarakë afër hapësirës ajrore tajvaneze.