Kim: Më vjen shumë keq për incidentin

TË FUNDIT

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un deklaroi se i vjen shumë keq për incidentin në të cilin ushtria e Koresë së Veriut vrau dhe i vuri flakën një zyrtari të Koresë së Jugut, bëri të ditur presidenca e Koresë së Jugut.

Sipas mediave britanike, Koreja e Veriut e pranoi në letër që ushtarët i kishin vënë flakën anijes së oficerit pasi trupi i tij u zhduk dhe se udhëheqësi Kim shpreson që incidenti të mos e dëmtojë besimin midis dy Koreve.

Ai shtoi se më shumë se 10 të shtëna u qëlluan në drejtim të zyrtarit të Koresë së Jugut si pjesë e masave të kontrollit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.