Kim Kardashian ka marrë një euro dëmshpërblim si viktimë e grabitjes së armatosur që ndodhi në hotelin “De Pourtalès” në Paris në vitin 2016, shumë që e kishte kërkuar vetë, deklaroi avokati i saj. Për ngjarjen ishin akuzuar tetë persona.
Përveç Kardashian, dëmshpërblim ka marrë edhe ish-receptori i hotelit, në vlerë prej 109.516 eurosh, ndërsa hoteli ka marrë 50.000 euro. Dëmshpërblim ka marrë edhe stilistja e Kardashian.
“Grabitja e bizhuterive ndodhi më 2 tetor 2016, gjatë Javës së Modës në Paris. Kam përjetuar vërtet një traumë të madhe”, deklaroi ish-receptori.
Kardashian u sulmua në apartamentin e saj në hotelin në Paris, ku dy nga grabitësit, të veshur si policë, hynë me forcë, e lidhën dhe i vodhën bizhuteri me vlerë prej më shumë se gjashtë milionë dollarësh. Mes sendeve të vjedhura ishte edhe një unazë diamanti që ajo e kishte mbajtur gjatë një sfilate të “Givenchy”.
Sulmuesit u akuzuan për disa vepra penale, përfshirë grabitje të armatosur, rrëmbim dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Kundër vendimit të gjykatës nuk është paraqitur ankesë.
