Vulkani Kalbuko në jug të Kilit ka filluar sot pasdite, sipas koh[s lokale, të hjedhë shtylla të llavës e tymit, kanë bërë të ditur mediet e këtij vendi.
Pas kësaj situate, qeveria ka shpallur gjendjen e alarmit në këtë zonë të goditur si dhe kanë urdhëruar evakuimin e popullatës në rreze 10 kilometra nga vullkani, ka transmetuar agjencia franceze e lajmeve AFP.
Qyteti më i rrezikuar është Puerto Mont, ka raportuar kjo agjenci./21 Media/
