Kievi bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse

TË FUNDIT

Ministri i Jashtëm i Ukrainës po i bën thirrje botës që të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar ruse pasi pushtimi i Moskës hyn në ditën e tretë.

Diplomati më i lartë i Kievit, Dmytro Kuleba, shkroi në Twitter “Unë i kërkoj botës: izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, embargoja e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës!”

Deri më tani, sanksionet perëndimore kanë shmangur shënjestrimin e sektorit energjetik të Rusisë, transmeton rtv21.tv.

Përveç kërkesës për armë mbrojtëse, qeveria ukrainase i ka kërkuar botës të vendosë sanksione më të ashpra ekonomike ndaj Moskës.

Një opsion që po diskutohet aktualisht është përjashtimi i Rusisë nga sistemi global i pagesave ndërbankare Swift./21Media