KFOR-i në zi për vdekjen e ish-komandantit Reindhardt

TË FUNDIT

KFOR-i në Kosovë ka ulur flamurin në gjysmështizë në nderim të ish-komandantit Klaus Reindhardt, i cili sot ndërroi jetë.

“Me zemër të thyer nderojmë dhe e ulim flamurin e KFOR-it në gjysmështizë për humbjen e ish-komandantit, gjeneral Dr. Klaus Reindhardt”, ka shkruar misioni paqe-ruajtës në një postim në Facebook.

“Ne si ushtarë të KFOR-it nuk i harrojmë kurrë vëllezërit tanë dhe të gjithë ndajmë dhimbjen për humbjen e ish-komandantit tonë. U prefsh ne paqe gjeneral. Nuk do të harrohesh kurrë”, thuhet tutje në postim.

Gjenerali Reinhardt komandoi KFOR-in ndërmjet 8 tetorit 1999 dhe 18 prillit 2000.

Ai e kishte marrë detyrën nga Michael Jackson, i cili kishte komanduar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë.