KFOR-i largon barrikadat e fundit në veri të Kosovës

TË FUNDIT

Ditët e para të këtij viti kanë filluar me intensifikimin e angazhimit të komunitetit ndërkombëtar për të shtyrë përpara dialogun Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Forcat paqeruajtëse të KFOR hoqën barrikadat e fundit, disa automjete të rënda që bllokonin qarkullimin duke liruar kështu përfundimisht rrugët në veri të Kosovës të cilat për 19 ditë u mbajtën të bllokuara nga serbët lokal. Sipas KFOR-it, “heqja e barrikadave të fundit u bë në përputhje me mandatin që ka KFOR-i nga OKB-ja, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

KFOR mbetet vigjilent

shkroi se “Të jemi të qartë: Pavarësia e Kosovës është fakt”.  Kështu shkroi Ambasada Amerikane në Kosovë në profilin e saj zyrtar në Twitter, duke reaguar kësisoj ndaj lajmeve në mediet e Kosovës se llogaria e saj në këtë rrjet social kishte “pëlqyer” një postim të një mediumi serb që fliste për ç’njohjet e pavarësisë së Kosovës.

“Qëllimi ynë parësor është të mbështesim Kosovën, pasi ajo zë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike. Ne kundërshtojmë kategorikisht çdo përpjekje për të vënë në pikëpyetje pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e ambasadës amerikane. Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë të ditur se javën që vjen Serbinë do ta vizitojë këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të shtetit Derek Chollet. Përveç tij, Vuçiq konfirmon se në Serbi do të udhëtojnë edhe negociatorët evropianë të angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi./DW