KF Shkëndija shpallet zyrtarisht kampion i Maqedonisë për sezonin 2024/25

TË FUNDIT

Edhe zyrtarisht KF Shkëndija është shpallur kampion i Maqedonisë së Veriut për sezonin 2024/25, transmeton TV21. Shkëndija me fitoren e sotme ndaj Rabotniçkit me rezultat 2 me 1 në kuadër të xhiros së 31 siguruan titullin dy xhiro para fundit të sezonit. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 67 pikë, 5 pikë më shumë se Sileksi që renditen të dytit në tabelë. Shkëndija në xhiron e fundit të këtij sezoni do të luaj pikërisht me Sileksin, aty ku pritet edhe të festojnë titullin me trofeun e pranuar nga Federata.