Futbollistët e KF Shkëndija e siguruan trofeun e kampionit në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, pasi pasdite shënuan fitore ndaj Borecit dhe fituan edhe tri pikë të reja. Kuq e zinjt në katër xhiro deri në fund të kampionatit kanë 13 pikë të paarritshme në krahasim me Shkupin i cili është në vendin e dytë.
Pas një kohe të gjatë fitore shënoi Vardari i cili u barazua me Renovën në betejën për mbijetesë.
Rezultatet e ndeshjeve nga xhiroja e 29-të e LPFMV-së të luajtura sot pasdite:
- Maqedonia GJP – Struga Trim Lum 2: 3
- Pelisteri – Renova 1: 0
- Shkëndija – Boreci 3: 1
- Shkupi – Rabotniçki 2: 0
- Vardari – Bellasica 1: 0.
Dje: Sileksi – Akademia Pandev 3:2.
Tabela:
Shkëndija 68 pikë
Shkupi 55
Maqedonia GJP 48
Struga Trim Lum 47
Rabotniçki 41
Pelisteri 38
Akademia Pandev 34
Boreci 33
Sileksi 32
Renova 31
Vardari 31
Bellasica 17
