Këto janë ushqimet që iu bëjnë të shtoni peshë

TË FUNDIT

Edhe pse disa prej tyre njihen si të shëndetshme, ka produkte të cilat ju shëndoshin. Ne po iu sjellim disa prej tyre.

Alkooli

Ju bën të ndiheni mirë duke pirë një ose dy birra në ditë? Nëse po, duhet ta harroni këtë zakon, pasi akooli ka shumë kalori. Bëni mirë ta shmangni, nëse doni të keni trup të bukur.

Pijet me gaz

Pijet e gazuara kanë shumë sheqer dhe ju bëjnë të fitoni shumë shpejt peshë.

Përtypja e çamçakëzit

Përtypja e çamçakëzit e mban gojën të freskët, por është një nitës i ushqimit. Kur ju përtypni një çamçakëz ju do të ndiheni gjithmonë të uritur.

Kripa

Përpiquni që produktet që blini të mos kenë shumë përmbajtje kripe, pasi nxit në shtimin e peshës.

Fast-Food

Është ushqim i shpejtë dhe i shijshëm, por jo i shëndetshëm. Ushqimi i Fast-Food-eve është me yndyrë.

Majoneza

Të gjithë e përdorim salcën e majonezës, por bëni mirë ta shmangni pasi përmbajtja e saj yndyrore ju shton peshën trupore.

Akullorja

Akulloja ka përmbajtje sheqeri. Ju mund ta zëvendësoni me kos të cilit mund t’i shtoni fruta.