Banka popullore i uli projektimet për rritjen e ekonomisë së vendit në 2,3% edhe pse projektimet nga prilli ishin se do ta përfundojmë vitin me rritjen e BPV-së 2,6%. Banka qendrore pret që inflacioni këtë vit të jetë 3,5%. Për vitin e ardhshëm projektimet për rritjen e BPV-së janë 3,3% ndërsa për inflacionin të vazhdojë trendi për uljen në nivel prej 2,5%. Në projektimet u parashikuan pritjet e pavolitshme për ekonominë gjermane e cila në Europë rikuperohet në mënyrë më të ngadalshme.
Rritja ekonomike është ndikuar negativisht nga situata me eksportet, ndërsa pozitivisht nga rritja e investimeve dhe e konsumit. Banka popullore paralajmëron se politikat e brendshme, si rritja e pagave dhe pensioneve, mund të jenë rrezik për rritjen e inflacionit.
Edhe institucionet financiare ndërkombëtare kohëve të fundit kanë reduktuar projeksionet për rritjen e ekonomisë vendase. Fondi Monetar Ndërkombëtar pret një rritje të BPV-së prej 2.2% për këtë vit dhe Banka Botërore 1.8%. Parashikimet e qeverisë janë se do ta mbyllim vitin me rritje ekonomike prej 2.1 për qind.
