Këta janë 3 banorët e BBV që po agjërojnë në ditën e parë të Ramazanit

TË FUNDIT

Me ardhjen e muajit të Ramazanit, bota islame ka nisur agjërimin. Sot është dita e parë e këtij muaji të shenjtë për Myslimanët.

Ndërkohë që këtë muaj e kanë pritur edhe banorët e Big Brother VIP Albania, të cilët edhe janë zgjuar për syfyr mbrëmë.

Nita, Gerti dhe Fotinia mbrëmë janë zgjuar për syfyr, duke u përgatitur që ta fillojnë agjërimin për ditën e parë të Ramazanit.