I akuzuari Bore Videvski edhe sot i mohoi dëshmitë e dhëna në prokurori duke theksuar se nuk ka asnjë lidhshmëri me vrasjen e Vanjës dhe Pançes, përcjell TV21. Në seancë gjyqësore ai iu përgjigj pyetjeve të të akuzuarit Pallevski dhe trupit gjykues. Pyetjes se në incizime në datë të caktuar shihet se i akuzuari ka shkuar te Velibor Manevi me veturën e tij Shkoda, përkatësisht u pyet për arsyen e takimit, ai u përgjigj se nuk e di arsyen.
Paraprakisht, prokurorët lexuan deklaratat e tij të dhëna gjatë hetimit në dhjetor të vitit 2023, ku te njëra deklaratë Videvski i pranon krimet dhe më pas deklaroi se ishte nën torturë dhe se ka qenë i detyruar ta thotë atë. Paraprakisht në këtë rast është marrë në pyetje i pandehuri Velibor Manev, i cili ka shpjeguar në detaje rrëmbimin dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes dhe ka treguar se Ljupço Palevski ka qenë koordinator dhe kryerës i vrasjeve. Mbeten të merren në pyetje të pandehurit Vllatko Keshishev, i cili do të dëshmojë më 2 prill, e më pas Aleksandar Gjorçevski dhe Ljupço Palevski.
