Dy këshilltarët e ASH-Sela në komunën e Tetovës, Arlind Murtezani dhe Zehra Musai kanë bërë të ditur se në Këshillin e komunës së Tetovës funksionojnë si këshilltarë të pavarur, pavarësisht se u zgjodhën si këshilltarë në kuadër të koalicionit AKI, përcjell TV21. Në deklaratë për media ata thanë se nuk kanë pasur ofertë nga VLEN.
“Duhet thënë qartë se ne kemi mbështetur pikat që kanë të bëjnë me qytetarët edhe duke qenë pjesë e opozitës, edhe do të vazhdojmë të mbështesim pikat që kanë të bëjnë për mirëqenien dhe të mirën e qytetarëve. Por, edhe nëse ndonjëherë do ta shihni ASH në pushtet, ajo do të jetë pikërisht edhe kur do të jetë pjesë e pushtetit, do të vazhdojë të reagojë”, tha mes tjerash Arlind Murtezani.
