Array

Këshilli Prokurorial: EULEX-i ta hetojë prokurorin e vet

Must Read

Me kontrolle parandaluese falas shënohet Dita Botërore e Zemrës

Në organizim të Institutit për Shëndet Publik sot janë organizuar më shumë aktivitete për ngritjen e vetëdijes...

Një infermiere nga Ohri humb betejën me virusin korona

Spitali i Përgjithshëm në Ohër njoftoi sot se kolegia dhe infermierja e tyre Diana Dimoska e ka...

Pakoja e 4 e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur

Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të...
- Advertisement -

Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon hetime të EULEX-it për prokurorin e vet

Edhe pse EULEX-i është distancuar nga letra të cilën prokurori i tij Heikki Wendorf ia ka drejtuar Presidentes së Kosovës në prag të dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës kërkon nga Misioni Evropian për Mbisundimin e Ligjit që të ndërmerr një hetim urgjent lidhur me letrën e paprecedent të prokurorit Wendorf.

- Advertisement -

Këshilli Prokurorial e cilëson këtë letër si të papranueshme edhe nga forma e komunikimit të një personi zyrtar me instancën më të lartë shtetërore, por edhe nga përmbajtja, që konsiston vetëm në thashethënie.

Për më tepër, letra e prokurorit Wendorf i tejkalon të gjitha rregullat për respektimin e hierarkisë në komunikim zyrtar. Ajo përbën një ndërhyrje flagrante në mandatin kushtetues të Presidentes për të dekretuar bartësit e posteve në sistemin e pushtetit të ligjit. Kjo ndërhyrje është kryer përmes insinuatave të rënda që kanë pasur për qëllim imponimin e agjendave politike mbi ato të pushtetit të ligjit, njofton kumtesa Kryeprokuroria.

- Advertisement -

Edhe pse Presidentja e vendit nuk ka pranuar që t’i nënshtrohet presioneve të tilla ilegale, që bëhen në bazë të keqpërdorimit flagrant të kompetencave që Kosova iu ka mundësuar prokurorëve dhe gjykatësve evropian, Këshilli Prokurorial është i qëndrimit se tani radhën për të sqaruar një situatë të tillë delikate e ka vetëm Misioni Evropian për sundimin e Ligjit. Nëse vërtet ia duan të mirën Kosovës, EULEX-i në këtë çast nuk ka detyrë më prioritare se sa hetimin e prapavijës dhe qëllimit të vërtet të një veprimi të papranueshëm siç është letra e prokurorit Wendorf. Kjo letër përbën deri më tash një nga goditjet më të rënda ndaj sistemit të pushtetit të ligjit në Kosovë si dhe autonomisë së Këshillit Prokurorial të Kosovës që të kryej në mënyrë të pavarur procedurën e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit dhe, në kuadrin e saj, verifikimin e biografisë dhe përshtatshmërisë së kandidatëve për këtë post. Veprimi tillë paraqet përpjekje për ndikim kundërligjor edhe në autoritetin ligjor dhe kushtetues të institucionit të Presidentes, që në praktikën e deritanishme është përpjekje e pa parë në jetën institucionale ne Kosovë.

Lidhur me letrën e prokurorit Wendorf, EULEX-i përballët me një nga rastet më të rëndësishme që duhet zbardhur në interes të forcimit të imazhit të tij pranë qytetarëve të Kosovës, por edhe marrëdhënieve korrekte mes institucioneve vendore për pushtetin e ligjit dhe misionit evropian. Ky imazh dhe këto marrëdhënie vetëm do të avancojnë nëse hetimi i rastit bëhet shpejt dhe në mënyrë efikase në drejtim të sqarimit të pretekstit dhe prapavijës së vërtet të letrës së prokurorit Wendorf.

- Advertisement -

© KOHA

- Advertisement -

Me kontrolle parandaluese falas shënohet Dita Botërore e Zemrës

Në organizim të Institutit për Shëndet Publik sot janë organizuar më shumë aktivitete për ngritjen e vetëdijes tek popullata për stil të...

Një infermiere nga Ohri humb betejën me virusin korona

Spitali i Përgjithshëm në Ohër njoftoi sot se kolegia dhe infermierja e tyre Diana Dimoska e ka humbur betejën me virusin korona.

Pakoja e 4 e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur

Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të mëparshme dhe është sublimim i...

Banorët e Sarajit i dorëzojnë stufat e vjetra me drurë dhe naftë

Në Komunën e Sarajit sot filloi aksioni i madh ekologjik i Qytetit të Shkupit dhe Qeverisë për dorëzimin e stufave të vjetra...

Pendarovski dhe Pahor në Ohër në stërvitjen demonstruese të ekipeve speciale të Armatës

Presidentët e Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, Stevo Penarovski dhe Borut Pahor sot e vizituan Kampin për trajnim në ujë të Armatës...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -