Këshilli Organizativ i protestave për rastet e montuara politike, sot para presidencës

TË FUNDIT

Këshilli Organizativ i protestave për rastet e montuara politike sot ka protestuar para presidencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këshilli organizativ nëpërmjet kësaj protesta kërkoi nga Presidenti Pendarovski që të mos i mbrojë siç thonë “terroristët e 27 prillit”.

“Sot jemi mbledhur përballë pallatit të  presidencës, por hasëm në një kordon policorë të cilët nuk na lejuan dhe jemi 100 metra largë pallatit. U mblodhëm për të reaguar kundër deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski, i cili para disa ditëve shprehu qëndrimin e tij për rastin e 27 prillit. Sipas deklaratës së Presidentit të Maqedonisës së Veriut sulmuesve të Kuvendit duhet t’u hiqet termi terrorizëm dhe sipas tij lënda të kthehet në rigjykim. Presidenti ka shkel betimin e tij dhe po ju shërben vetëm palës maqedonase. Pse asnjëherë nuk i komentoj rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve. Jemi mbledhur që ti bëjmë thirrje Pendarovskit që të mos i mbrojë terroristët sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë”, tha Blerim Ahmedi.