Javën që shkoi, kreu i SAShK-ut Jakim Nedellkov, bashkë me Ministrja për Punë e Politikë Sociale Jovanka Trençevska, pas takimit kumtuan se u arrit marrëveshje për pagesën e plotë të pagave të punonjësve në çerdhe. E sot nënkryetari i SAShK-ut Tafa Ameti tha se ky ishte një keqkuptim.
“Nuk është ashtu në bazë të asaj që e kemi në përmirësimin e Marrëveshjes Kolektive ishte kjo çka ndodhi me rrogën, ndoshta moskuptim ose ka qenë mos sqarim nga ana e ministrisë”- deklaroi Tafa Ameti, nënkryetar i SASHK-ut.
Ameti tha se për pagat në çerdhe nuk kishte Nen dhe se këtu qëndronte problemi. Sqaroi se në çerdhe mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prill, siç u paralajmërua ditë më parë.
“Në marrëveshjen që e gjetëm bëmë ndryshimin e Marrëveshjes Kolektive në këtë pjesë të pagës neto dhe ajo u nënshkrua të premten me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale dhe prej të hënën më tutje do të përpilohet në bazë të një udhëzimi pagat e punëtorëve në çerdhe dhe varësisht prej asaj se çfarë pozicioni kanë ato në punë do të bëhet një ndalesë simbolike prej 2000 deri 5000 denarë do të refundohen në muajin i cili tash vjen”- pohoi Tafa Ameti.
Ndryshe Këshilli i SASHK-ut sot dha dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15%. Në këtë muaj pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet kolektive për arsim. Ndërkohë, marrëveshjet kolektive për çerdhet pritet të nënshkruhen në muajin qershor.
