Mandati dyvjeçar i kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publike Kole Shterjev skadon në fund të muajit. Këshilli i Prokurorëve Publike sot duhet të zgjedh kryetar të ri për udhëheqjen e dy viteve të ardhshme të Këshillit të Prokurorëve. Shetrjev dje për media konfirmoi se në seancën e sotme do të zgjidhet pasardhësi i tij por pa precizuar emra të kandidatëve të mundshëm. Kujtojmë se Shterjev në krye të Këshillit të Prokurorëve erdhi në fund gushtin e vitit 2017 si pasardhës i Petar Anevski. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve zgjidhet nga anëtarët me votim të fshehtë dhe mandati i tij zgjat dy vite pa të drejtë rizgjedhjes.
