Këshilli Evropian pret “avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”

TË FUNDIT

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin Albin Kurti.

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka thënë, se pret që së bashku me Kurtin të punojnë për procesin e dialogut.

“Sapo bisedova me kryeministrin Albin Kurti dhe e përgëzova për mandatin e tij të fortë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. Pres të punojmë së bashku edhe në avancimin e dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Michel.