Këshilli Atlantik organizon samit online në Ballkan, do të marrë pjesë edhe presidenti Pendarovski

TË FUNDIT

Këshilli Atlantik nga Uashingtoni sot do të jetë nikoqir i onlajn Samitit të liderëve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të cilin, sipas organizatorëve, do të marrë pjesë edhe presidenti Stevo Pendarovski.

Qëllimi i samitit është ndërmarrja e hapave praktik për arritje të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik rajonal,  i cili duhet t’i ndihmojë rajonit të ballafaqohet  me pasojat  shkatërrimtare të pandemisë së Kovid-19 përmes rritjes së mundësive për zhvillim ekonomik.

“Pasojat e pritura sociale dhe ekonomike  të pandemisë Kovid-19 ndaj Ballkanit  kërkojnë  aksion rajonal urgjent që të shmanget stagnimi ekonomik dhe jostabiliteti potencial që vjen me të. Kjo marrëveshje do të demonstrojë  përkushtim të liderëve për nxitje të zhvillimit ekonomik përmes lëvizjes së lirë  të mallrave, personave dhe shërbimeve përmes  kufijve në rajon. Ai gjithashtu do të vendosë  edhe plan të rëndësishëm  për tërheqje të investimeve  të huaja dhe përshpejtim të  sistemimit efikas të mjeteve prej fondeve për tejkalim të pasojave nga Kovid-19”, citohet në kumtesën e Këshillit Atlantik.

Këshilli potencon se  e organizon këtë Samit për partneritet të Ballkanit Perëndimor me qëllim që t’i lehtësojë  dhe promovojë  hapat konkret për integrim ekonomik rajonal që mund ta stimulojë rimëkëmbjen ekonomike pas Kovid-19, ta përforcojë  konkurencën e rajonit  në plan afatgjatë dhe ta rrit interesin e investitorëve për investime.

“Masat konkrete të dakorduara në Samit – të përfshira  në nismat e përhershme rajonale dhe dialogje – do të dërgojnë porosi të rëndësishme politike për të ardhmen euroatlantike të Ballkanit Perëndimor në kohë të pasigurisë së rritur”, potencon Këshilli Atlantik.

Në Samit, moderator i të cilit do të jetë nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Dejmon Uillson, përveç Pendarovskit, është paralajmëruar  edhe pjesëmarrja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e kryeministrave të Shqipërisë Edi Rama, të Bosnja e Hercegovinës, Zoran Tegetlija dhe të Kosovës, Avdulla Hoti, si dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekuliq./MIA