Kërset “kallashi” në ahengje

TË FUNDIT

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me dy karikatorë dhe 23 copë fishekë të kalibrit 7.62mm, ndërsa në vend të ngjarjes janë gjetur 24 gëzhoja të njëjtit kaliber.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse, në Prizren është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit Zastava Magnum me 47 copë fishekë dhe 18 gëzhoja të cal.3.57 mm pasi që i njëjtigjatë një ahengu familjar ka shtënë me të njëjtën. I dyshuari është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.