Kërkojnë rritje të pagave, dita e tretë e protestave të punëtorëve të Ministrisë së Kulturës

TË FUNDIT

Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Administratës për trashëgimi kulturore dhe Agjencisë së filmit, protestuan para Qeverisë duke kërkuar paga më të larta. Kryetar i organizatës sindikale të ministrisë së kulturës Branko Kostovski tha se të gjithë punonjësit janë të bashkuar në këtë kërkesë.

I kërkojmë qeverisë dhe Kryeministrit të mos lejojnë një ndarje të tillë të një pjese të punëtorëve në sektorin publik. Ne kërkojmë vetëm atë që na takon, një rrogë të mirë për punën dhe përgjegjësitë që kemi. Kjo pakënaqësi e jona, e cila shprehet çdo ditë përmes pranisë së punëtorëve, tregon qartë se ne vetë i kemi tejkaluar të gjitha paragjykimet dhe ndarjet dhe se jemi të bashkuar në angazhimin tonë për rritjen e pagave në sektorin e kulturës”, tha Branko Kostovski, kryetar i Organizatës sindikale të Ministrisë së Kulturës.

Sekretari gjeneral i sindikatës të ministrisë së kulturës, Bujan Tribunoski, kërkon nga ministri i financave, Fatmir Besimi që ta miratojë marrëveshjen kolektive për rritjen e pagave sipas principit të ministrisë së financave për 30% më shumë.

“Rrogat e funksionarëve do të rriten dyfish ndërsa zyrtarët administrativë duhet të të mjaftohen duke rënë dakord për pagat me rritjen e pagës minimale”, pohoi Bujan Tribunoski, sekretar Gjeneral i Sindikatës.

Kjo është dita e tretë që po protestojnë këta punonjës të institucioneve kulturore dhe siç u shprehën do të vazhdojnë deri sa ta arrijnë qëllimin e tyre.