Kërkojnë ndryshim të programit mësimor! Fëmijët janë të mbingarkuar dhe rezultatet janë të dobëta

TË FUNDIT

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Kërste Misirkov” në Kumanovë kërkojnë ndryshimin e plan-programit mësimor. Këto ankesa i dorëzuan me shkrim tek institucionet kompetente, duke u lutur që të merren parasysh ngaqë fëmijët janë të mbingarkuar dhe rezultatet janë të dobëta.

“Kemi mbingarkim të materialeve mësimore, mospërputhja e atyre me moshën e nxënësve dhe zhvillimi i tyre psiko-fizik, gjë të shkakton stres dhe mbingarkim të fëmijëve. Përkatësisht, vendosen disa parametra të lartë për arritje të sukseseve, që realisht janë të pa arritshme nga arsyeja se vetë vëllimi i materialeve është me karakter përsëritës… Nga ana tjetër nuk ka ushtrime praktike dhe nuk ka arritje të arsimimit cilësor dhe në këtë aspekt i shikojmë se cilët janë lëshimet e plan-programit arsimor”, tha Magdalena Barxhiq – anëtare e Këshillit të Prindërve.

Qëllimi i prindërve është që kësaj iniciative t’i bashkohen edhe këshillat e prindërve nga shkollat e tjera fillore në nivel shteti, në mënyrë që të konsolidojnë kërkesat e tyre me të vetmin qëllim që të përshtaten programet arsimore me kushtet praktike të shkollave fillore. Njëra nga to tha se në shumë shkolla ka mungesë të kabineteve bazike, ndërsa kurrikulat janë të nivelit të inteligjencës artificiale. Harmonizimi i programit mësimorë është i domosdoshëm, tha ajo.

“Për këtë kërkesë duam t’ju bëjmë thirrje edhe prindërve të tjerë të na bashkëngjiten, ashtu edhe arsimtarët të ngritin zërin sepse ata janë më kompetent si pedagogë për fëmijët. Dhe për këtë se nuk mund t’ju dalin zot programeve të imponuara arsimore. Reformat në arsim duhet të fillojnë nga rrënjët e jo nga degët! Nuk mund të bëhen reforma nëse nuk janë siguruar kushtet nëpër shkolla, nuk kanë kabinete, nuk kanë materiale për mësim, që janë të parapara të ketë sipas programeve arsimore”, u shpreh Katerina Veliçkovska – anëtare e Këshillit të Prindërve.

Sipas Ligjit për arsim fillor, kurrikulat me konceptin e ri janë vënë në zbatim që nga viti 2020, por që rezultatet si brenda shkollës por edhe në garat shtetërore apo ndërkombëtare dalin shumë të dobëta të nxënësve. Edhe raportet e Pisa-s rendisin shkollarët e Maqedonisë së Veriut nga fundi i listës me ngecje të theksuara në lëndët elementare mësimore. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Sektori për arsim komunal i Kumanovës apo nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.