Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkon tërheqje të Ligjit për lojërat e fatit nga seanca kuvendore dhe të hiqet prej tij flamuri europian. Deputeti Mile Lefkov mendon se po abuzohet me flamurin europian sepse, siç theksoi, ndryshimet e ligjit nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e jurisprudencës maqedonase me atë të BE-së. Ai akuzoi se prapa këtyre ndryshimeve janë interesat e një zv/kryeministri aktual.
“Burime nga VMRO-DPMNE thanë argumente serioze se zgjidhjen e këtillë ligjore e ka shkruar një zv/kryeministër i cili shumëfishtë do ta rrisë pasurinë e tij nëse miratohet ky ligj. Para disa muajsh grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së pengoi sjelljen e interpretimit autentik për formimin një Videolotarie shtetërore paralele – proces i dështuar që zhvillohej nën ombrellën e Artan Grubit”, tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.
Përfaqësuesit e Asociacionit të realizuesve të lojërave të fatit dhe Asociacionit të basteve sportive që dolën para Kuvendit, vlerësuan se ndryshimet e ligjit janë skandaloze, kundër Kushtetutës dhe do të shkaktojnë mbylljen e bastoreve, ndërsa 10 mijë të punësuar do të mbeten në rrugë. Nga të dyja asociacionet u apeluan deputetëve që të mos e votojnë ligjin, në të kundërtën paralajmëruan protesta.
“Cila direktivë e BE-së parasheh që 10 mijë njerëz të mbeten pa punë. U apelojmë deputetëve që të mos bien pre e populizmit të rrejshëm që po e përhapin ata që janë kundër lojërave legale të fatit. Ata asnjëherë nuk do të tregojnë interesat e kujt të biznesit i mbrojnë dhe nuk do të ndërmarrin përgjegjësi për kaosin që do të pasojë nëse miratohen këto ndryshimet e ligjit”, theksoi Goran Stojmenov, APIS.
“Shteti e sjell ligjin më destruktiv në histori që do të shkaktojë mbyllje të industrisë legale të lojërave të fatit dhe me të madhe do të krijojë hapësirë për ekonominë gri dhe krim. U mblodhëm sot që ta tregojmë qëndrimin tonë në mënyrë simbolike në lidhje me ligjin e lojërave të fatit. Nëse thirrjet tona hasin në vesh të shurdhër jemi të gatshëm për protesta masive dhe betejë serioze me qëllim që ta pengojmë miratimin e këtij ligji të dëmshëm”, pohoi Vasko Ilievski, ASOM.
Ndryshimet e ligjit për lojërat e fatit parasheh dislokim të objekteve nga rajonet ku ka shkolla, ashpërsim të masave për dhënien e licencave, rritje e kontributeve për dhënien e licencave duke specifikuar se një shoqatë tregtare mund të organizojë vetëm një lloj të lojërave të fatit.
